Kosova & Rajoni

Grenell kritika Biden: S’po vazhdon implementimin e Marrëveshjes së Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë

30 Tetor 2021, 22:27| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 22:29

  • Share

Ish-i dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, në një intervistë për “Kash’s Corner”, ka folur edhe për Marrëveshjen e Washingtonit dhe për atë se si po ecë implementimi i saj. Grenell e ka quajtur historike atë se çfarë Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Washington me ndërmjetësimin e Administratës së Donald Trump.

Grenell ka përmendur si të suksesshme një nga pikat e kësaj marrëveshje, atë për moratoriumin një vjeçar, që Kosova të mos kërkonte njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe që Serbia të ndalte fushatën kundër njohjes së Kosovës.

“Ajo absolutisht zgjati për një vit. Dhe tashmë në fund të këtij viti kur është bërë një vit, të dy vendet janë duke vazhduar me kampanjën për njohje dhe për çnjohje”, ka thënë Grenell.

Grenell ka pasur kritika ndaj Biden, pasi sipas tij s’ka bërë përpjekje të forta për të vazhduar implementimin e Marrëveshjes së Washingtonit.

“Unë mund t’iu them se nga bisedat që kam pasur me të dy palët, askush nga administrate e Biden s’i ka kontaktuar për të kërkuar zgjatjen e moratoriumit për njohje. Ata e mbajnë si pjesë të politikës, që nënkupton se ambasadorët në këto vende flasin për të në mënyrë pozitive, duke thënë se kjo është ajo çfarë duhet të bëni, ta vazhdoni implementimin. Por s’ka muskuj prapa kësaj, s’ka Shtëpi të Bardhë, s’ka emisar presidencial, dhe sekretari i Shtetit as që mendon për të “, tha ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?