Richard Grenell dhe Hashim Thaçi

Grenell: Kosovë-Serbi takim në Washington më 27 qershor! Thaçi: Mirëpres rifillimin e dialogut

15 Qershor 2020, 21:12| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 21:18

  • Share

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell përmes një twitteri tha se palët do të takohen më 27 qershor në Washington. Grenell shkruan se Beogradi ndërpret fushatën e tërheqjes së njohjeve dhe Prishtina kërkesat për anëtarësim përkohësisht për t'u fokusua te dialogu mes tyre.

“Lajm i mirë! Kam marrë përkushtimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndërprerë përkohësisht fushatën e tërheqjes së njohjeve dhe kërkesave për anëtarësim në organizata ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Washington, në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime rreth dialogut. Cilado palë mbetet e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, do të kthehen në ‘status quo’ pasi të largohen nga Washingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është përqendrimi. Pres me padurim këto diskutime”, shkroi Grenell në twitter.

Për takimin në Washington ka reaguar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili shprehet se mirëpret ftesën për rifillimin e dialogur me Serbinë me qëllim normalzimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

“Udhëheqja e proceseve të mëdha politike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë përcaktuese për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj. Si President i Republikës së Kosovës e mirëpres ftesën për ta rifilluar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe të dërguarit special të tij ambasadorit Richard Grenell”, shkruan Thaçi.

​​​​​​​

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?