Busti i Vasil Shahinit në Dropull

Grekët bust Shahinit në Dropull, PDIU: Rama të hapë sytë se kur të dalë 'tymi i hashashit' do jetë vonë

10 Shkurt 2020, 17:22| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 17:29

  • Share

PDIU-ja ka reaguar duke dënuar ngritjen e bustit të Vasil Shahinit në Dropull, të cilin e konsideron si antishqiptar, themelues dhe drejtues i organizatës terroriste “MAVI”. Partia e drejtuar nga Shpëtim Idrizi i bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve të tjera që të hapin sytë dhe të shikojnë atë që po ndodh.

"PDIU proteston me forcë për vendosjen e bustit, e nderimin e anti–shqiptarit, Vasil Shahini, në Derviçan, i njohur nga historia dhe shqiptarët si organizator  i masakrave në Jugun e Shqipërisë, themelues dhe drejtues I organizatës terroriste “MAVI”, e krijuar për lirimin e Vorio-Epirit, një term irredentist e pa asnjë bazë historike dhe e paqenë. Krijimi i Bashkive minoritare në kundërshtim me direktivat e BE-së, pikërisht për të mos u kthyer në enklava të ndasive, por në respekt reciprok e bashkëjetese, po tregon për shkelje sistematike të ligjeve dhe kushtetutës. PDIU thekson se tashmë janë të përsëritura “betejat” për tabelat që duhet të shkruhen në dy gjuhë, e në krye në gjuhën shqipe, tensionet në varrezat e Bularatit, apo rasti i Kacifasit, që për shkak të lëshimeve dhe vendosjes së  “syzeve te errta”  të institucioneve të Shtetit Shqiptar, po cënojë dhe integritetin territorial dhe bashkëegzistencën ndër etnike.

I bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare, organeve ligj zbatuese, SHISH, Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme, e mbi të gjitha Kryeministrit, që të heqin “syzet e errëta” e të hapin fort sytë në mbrojtje të sovranitetit e integritetit territorial, e dinjitetit të shtetit dhe shqiptarëve. Të hapë sytë fort “pa syze të errta”, për të parë e kuptuar që shkelja sistematike e Kushtetutës e ligjeve, mbajtja në këmbë e Ligjit të Luftës nga Greqia, ngritja e varrezave të  ushtareve grekë, të ardhur si pushtues e që po mbjellin tokën shqiptare në kufijtë imagjinarë të Vorio-Epirit, (kur shumë mirë mund t’u ktheheshin familjareve), heshtja për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, e diskutimi me palën greke për heqjen e emrit Çamëri nga tekstet e historisë së Shqipërisë, lëshimet e rrezikshme e të pa kuptimta në procesin e “CENSUSIT 2020” janë këmbana alarmi, e do të na kushtojnë shumë kur të shpërndahet e të na dalë “Tymi i Hashashit” si shqiptarë" thotë PDIU.

Komento

Komente

  • Atika: 11/02/2020 22:08

    Lavdi GREQISE! RRofte ELLADA! Vendi i pare ne Bote per Kulture e Art, Histori e Shkence e te gjithe te tjerat. Ne te gjitha shkollat e te gjithe Botes qe nga Alaska e deri ne Afriken e Jugut, qe nga ishujt e Paqesorit e deri ne ishujt e tjere te Atlantikut, te gjithe, po te gjithe, mesojne ne shkolla, Historine e Greqise. Te pashembellt, hyjnore e te paperseritshem. Bota DUHET e eshte krenare per perlen dhe diamantin e rralle qe ka ne gjirin e saj e qe quhet GREQI. Te gjithe te tjeret jane lilipute para Greqise se lavdishme (sidomos ca e ca, qe e dine vete mire se kush jane, se s'po i permendim se sidoqofte, na vjen pak gjynah per te shkretet)...

    Përgjigju
  • JEVGJITËT GREK: 10/02/2020 18:00

    O shpëtim idrizi po ti mor atdhetari flakët pse se mer atë bust wc e ta tërheqësh zvar me elektoratin tënd po vetëm llonotit. Ku e ke burrërrin e Atdhetarin apo e ke me llafe o shpëtim idrizi me llafe koti shpëtim hajdari që vetëm llomotit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?