Gratë preferojnë të lindin në Tiranë, braktisin maternitetin e Fierit! Drejtoresha e spitalit: Mungon infrastruktura

25 Shkurt, 18:07| Përditesimi: 25 Shkurt, 18:13

  • Share

Gratë e Fierit nuk preferojnë të lindin në maternitetin e qytetit për shkak se mungojnë kushtet elementare. Godina është e rrënuar, ku duken qartë aparaturat dhe pajisjet e vjeteruara dhe muret me lagështirë. Për këto arsyeje nënat e reja zgjedhin të sjellin në jetë fëmijët e tyre në maternitetet e kryeqytetit.

Shefja e Maternitetit të Fierit, Kozeta Rama tha në intervistë për Report TV se stafi mjekësor e infermieror është i specializuar por mungon infrastruktura. Ndaj kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë të investojë në rikonstruksionin e godinës.

“Mua më shqetëson shumë fakti se një pjesë e grave shkojnë në Tiranë për të lindur se pavarësisht se shërbimi shëndësor me mjek dhe infermier është teper i larte, por për shkak të një infrastrukturës që lë për të dëshiruar ato largohen. Kërkojmë një ambient më të mirë që ato të marrin shërbimin tek ne”.

Në vitin 2023 u shënuan 42 lindje më pak se në 2022.

Materniteti i Fierit

Viti 2022 - 1038 lindje

Viti 2023 -   996 lindje

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fieri: 26/02/2024 10:28

    Shtresa me ulet e shoqerise jan doktorrat ne fier ..han qofte dhe pin raki dhe kendojn dhe shtrihen neper lulishte te dehur si derrat ne lluc..

    Përgjigju
  • Edi son: 26/02/2024 08:55

    Aty duhet te vij Spaku se rropen njerezit doktorrat e spitalit shteteror qe kan klinika private. Lindjet i bejne ne shtet dhe marrin leket ndersa ndjekjen e bejne ne privat. I rropen njerezit hallexhinj si hijena. Nga njera ane doktorri i pangopur dhe nga ana tjeter qe tek roja dhe infermierer me radhe. Ilace i befshi te gjithe ato qe si meritoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?