Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe vajza e tij, Ju-ae

Gratë në Korenë e Veriut nuk lejohen të ketë emrin e njëjtë me vajzën e Kim Jong Un! Ato që e kanë njësoj, duhet ta ndryshojnë

18 Shkurt 2023, 19:01| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 19:07

  • Share

Vajzave në Korenë e Veriut të cilat kanë të njëjtin emër ashtu si vajza e liderit, Kim Jong Un, po u bëhe presion që të shkojnë në gjendjen civile për t’i ndryshuar ato. Ju-ae, vajza e udhëheqësit Kim Jong Un e cila është rreth 10 vjeç, është parë me babanë e saj teksa merrte pjesë në një paradë ushtarake.

Mes spekulimeve se Ju-ae po përgatitet si një udhëheqëse e ardhshme e Koresë së Veriut, ndërsa babai i saj tregoi raketat e tij më të fundit, më të mëdha bërthamore, kanë dalë raporte që zbulojnë se Ministria e Sigurisë në vendin aziatik u ka kërkuar grave të quajtura Ju-ae të përditësojnë të dhënat e tyre të lindjes.

Sipas mediave të huaja, regjimi i Kim Jong Un me sa duket po përpiqet të krijojë një mistikë rreth Ju-ae duke lëshuar udhëzimet për ndërrimin e emrave për gratë që e kanë njësoj me vajzën e tij. Departamentit të Sigurisë së qytetit të Pyongsong i është dhënë një javë kohë për të ndryshuar emrat e grave që quhen "Ju-ae".

Më herët është bërë publike një foto e vogëlushes, e cila e tregonte atë duke zënë vendin e nderit në një banket, ndërsa ishte e rrethuar nga prindërit dhe gjeneralët e saj. Ju Ae mund të mbajë një post prestigjioz në të ardhmen, sipas mediave shtetërore.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • arti: 18/02/2023 20:04

    Jam kurioz sa femije shqiptare quhen Zaho?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?