Gratë me nevoja ekonomike ekspozitë me punime artizanale me materiale të riciklueshme

26 Tetor 2023, 16:39| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 16:44

  • Share

Këto punime artizanale, qilima, çanta apo dhe sende të tjera, të bëra me copa të riciklueshme, janë prodhuar në Elbasan nga gra dhe vajza në nevoja ekonomike.

Sipërmarrja sociale ‘Tradita ime artizanale’ ka trajnuar 25 gra dhe vajza, por vetëm 5 prej tyre punojnë me kohë të plotë. Shkak është mungesa e mbështetjes nga institucionet. I pari që u ka hapur dyert me këtë ekspozitë është Komisioneri Për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

‘Ndihem i befasuar nga varieteti i punimeve. Më vjen mirë që objektet e konfiskuar apo përdoren për çështje sociale. Unë konstatoj që akoma shteti shqiptar është i avashtë në të dhënit e objekteve të konfiskuara, për çështje sociale. Është një situatë që fitojnë të gjithë. Nuk qëndrojnë bosh, mund të përdoren për qëllime sociale. Është një mundësi e mirë dhe për të rinjtë që të mësojnë të punuarit me dorë. Ju jep të rinjve që të mësojnë këto teknika’, tha Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

E veçanta e këtij projekti, është se punishtja është objekt i konfiskuar nga shteti dhe sot përdoret për këtë shërbim social.

‘Objekti ka qenë lokal. Investuam në objekt që të ketë një figurë të mirë. Qëllimi i parë është që ne ti japim zë njerëzve që nuk kanë zë. Ti promovojmë. Ne kemi shumë zonja që punojnë në shtëpi, dhe pse jo mos ti promovojmë. Qëllimi i sipërmarrjes sociale, që njerëzit që janë në nevojë, vështirësi ekonomike, të marrin një profesion dhe më pas të punësohen.’, tha Saimir Bakalli, iniciator i nismës.

Ekspozita me punimet artizanale, do të qëndrojë e hapur deri në shtunën në orën në orën 16.00.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?