Bota

Gratë afgane për të dytën ditën në protestë! Talebanët përdorin gaz lotsjellës për t’i shpërndarë

4 Shtator 2021, 14:40| Përditesimi: 4 Shtator 2021, 14:46

  • Share

 

Gratë afgane për të dytën ditë radhazi kanë protestuar për të drejtat e tyre, por militantët talebanë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe kanë  shtëna në ajër si shenja paralajmëruese  për gratë, ku si pasojë e të cilave ka mbetur e plagosur një grua. 

Më 4 shtator, u mblodhën para pallatit presidencial në Kabul dhe mbajtën pankarta ku shkruhej: "Ne nuk jemi gra të viteve 90-ta". Pamjet e publikuara në mediat sociale treguan sesi gratë u përballën me talebanët e armatosur.

Gratë afgane kanë mbajtur protesta gjatë dy ditëve të fundit, duke kërkuar barazi, drejtësi dhe demokraci.

Një tubim i ngjashëm u mbajt në fillim të kësaj jave në qytetin perëndimor të Heratit.

 Në një video të publikuar nga transmetuesi «Tolo News» në Twitter tregohet përpjekja e talebanëve për të shpërndarë protestën. 

Disa dëshmitarë denoncuan përdorimin e dhunës dhe gazit lotsjellës për të shpërndarë turmën që po shkonte drejt pallatit presidencial.

Grupi militant ka thënë se do të respektojë të drejtat e grave, sipas rregullave të ligjit islamik- Sheriatit dhe theksuan edhe njëherë se ato do të mund të punojnë pa qënë asnjëherë në role drejtuese.

Talebanët e sunduan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001. Ata nuk i lejuan gratë të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën dhe gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.


Lajmi kryesor:

SHBA premton ndihmë për OKB-në në Afganistan! 17 viktima nga të shtënat festive në ajër në aeroport, në Kabul rifillojnë fluturimet


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?