Gratë, 'Deklaratë Mençurie' kundër
kancerit të qafës së mitrës

6 Nëntor 2013, 15:47| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - "Krah për krah kundër kancerit të qafës së mitrës", është kjo nisma që kanë ndërmarrë një grup grash dhe vajzash dhe kërkojnë lobimin e të gjithë palëve, por sidomos grave me pushtet për të marrë masa për parandalimin e tij në faza fillestare.
 
Në takimin e zhvilluar nga ISHP, UNFPA dhe Qendra e Evropës Juglindore për Survejancën dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive (SECID) ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj  premtoi mbështetejn e pakushtëzuar të dikasterit që ai drejton.

Sipas Silva Binos, mjeke infeksioniste pranë ISHP, ky lobim ka si synim që brenda 5 viteve të ardhshme të ulë në mënyrë drastike numrin e vdekjeve të grave nga ky lloj tumori. 

Për mjekët klinicistë, nëse ndiqet skeda e përcaktuar mjekësore, ky lloj tumori është në 90% të rasteve i parandalueshëm.

Në fund të takimit të pranishmit kanë nënshkruar unanimisht ”deklaratën e Mençurisë”, e cila bën thirrje për ndërhyrje të përbashkëta për të zvogëluar rriskun.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?