Granit Xhaka

Sport

Granit Xhaka rezulton pozitiv me COVID-19 pak para miqësores me Greqinë

1 Shtator 2021, 21:50| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 21:53

  • Share

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka rezultuar pozitiv me COVID-19, për pasojë ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në miqësoren kundër Greqisë që zhvillohet sonte.

Lajmi u konfirmua nga Federata e Futbollit të Zvicrës, para miqësores kundër Greqisë që luhet në Bazel.

“Granit Xhaka nuk do të jetë në dispozicion për kombëtaren e Zvicrës në ndeshjen kundër Greqisë në Bazel. Kapiteni i “Nati”rezultoi pozitiv për Covid”. Xhaka u diagnostikua me simptoma në mëngjesin e sotëm, ku u izolua menjëherë në dhomën e tij. Një test i shpejtë doli negativ, testi i mëvonshëm PCR, i kryer për të qenë të sigurt, prodhoi një rezultat pozitiv në mbrëmje”, shkruhet në deklaratë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?