Festimi i golit të Xhakës

Granit Xhaka i ‘mashtroi’ të gjithë tifozët me festimin që bëri pas golit, reagimi i Xabi Alonsos bëhet viral

23 Shkurt, 22:28| Përditesimi: 23 Shkurt, 22:35

  • Share

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka i ka ‘mashtruar’ të gjithë me festimin interesant që bëri pas golit të jashtëzakonshëm që shënoi kundër Mainz për t’i dhënë epërsinë Bayern Leverkulsenit.

Ish-futbollisti i Arsenalit po shijon një sezon fantastik me liderin e Bundesligës, të cilët janë në rrugë të mirë për të fituar titullin e tyre të parë në histori nën urdhrat e Xabi Alonsos.

Xhaka shënoi në minutën e tretë të takimit për avantazhin e Leverkusenit duke shënuar një super gol që la të shtangur portierin kundërshtar.

Por tifozët, Xabi Alonso dhe stafi i trajnerëve, u shqetësuan kur menjëherë pas golit Xhaka filloi të shtrëngonte kofshën e tij.

Kjo ishte mënyra që kishte zgjedhur Xhaka për të festuar golin teksa ai vazhdoi duke kërcyer me bashkëlojtarin Jeremie Frimpong.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?