Moment nga Labëria 1-0 Butrinti

Vora mposht Elbasanin në finale, Gramshi mbijeton në Kategorinë e Dytë! 4 skuadra vijojnë garën për ngjitjen në të Parën (REZULTATET)

11 Maj 2023, 17:05| Përditesimi: 12 Maj 2023, 10:54

  • Share

Kategoria e Dytë e futbollit në Shqipëri ka zhvilluar sot finalen e madhe si edhe katër ndeshjet play-off dhe një play-out. Pas fitores 2-1 me Elbasanin në "Air Albania" Vora është shpallur kampion në këtë kategori. Dy skuadrat erdhën në finale pasi fituan grupet A dhe B në të Dytën, teksa do luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ri. 

Në grupin A, Veleçiku fitoi 4-0 me Naftëtarin dhe Valbona mundi 2-0 Sopotin. Tanimë në garë për një biletë në Kategorinë e Parë do jenë Veleçiku dhe Valbona, që do përballen mes tyre.

Në grupin B play-off, Pogradeci mundi 3-1 Devollin, teksa Labëria fitoi në Nartë 1-0 me Butrintin. Në këtë grup, më tej vijojnë garën play-off Pogradeci - Labëria, që do përballen mes tyre.

Në zonën play-out, Gramshi mundi 4-0 Tepelenën duke siguruar qëndrimin në Kategorinë e Dytë. Tepelena ka edhe një shans për të qëndruar në të Dytën, teksa do luajë me vendin e tretë në Kategorinë e Tretë.

KATEGORIA E DYTË - E enjte

PLAY OFF / GRUPI A

Veleçiku 4-0 Naftëtari

Valbona 2-0 Sopoti

PLAY OFF / GRUPI B

Pogradeci 3-1 Devolli

Labëria 1-0 Butrinti

PLAY OUT

Gramshi 4-0 Tepelena

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?