Fatjon Bici

Gramsh/ Vrasja e 15-vjeçarit pas sherrit për rrjetet sociale, shtyhet sërish seanca për 4 të miturit! Familjarët e viktimës akuza trupës gjykuese

28 Shkurt, 15:23| Përditesimi: 28 Shkurt, 16:03

  • Share

ELBASAN- Është shtyrë sërish sot seanca gjyqësore në ngarkim të katër adoleshentëve të akuzuar për vrasjen e Fatjon Bicit në maj të 2023 në Gramsh. Shkak është bërë mosparaqitja e avokatëve mbrojtës të njërit prej të plagosurve nga kjo ngjarje.

Gjatë seancës pati tensione në sallë dhe jashtë gjykatës nga familja e viktimës Fatjon Bici, të cilët akuzojnë trupin gjykuese se qëllimisht ka shtyrë seanca duke i akuzuar për korrupsion dhe sorollatje të qëllimshme të procesit. Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë policia e shtetit duke larguar familjarët. Seanca e radhës gjyqësore është caktuar të mbahet më 18 mars ora 13:30.

Ndërkohë gjatë seancës paraprake avokati i familjarëve të viktimës ka ankimuar “gjykimin e shkurtuar”. Sakaq, seanca e radhës është caktuar më datë 28 shkurt ora 14:00 në Gjykatën e Elbasanit.

Ndaj të miturve O. Çarçiu, E. Karaj, S. Murati, Xh. Çekrezi rëndojnë akuzat; “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ”. Për të gjitha veprat penale që rëndojnë ndaj tyre, rrezikojnë deri në 15 vite burg.

Më 16 Maj 2023 Fatjon Bici u vra me thike vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit. Katër autorët e moshës 15 dhe 16 vjeç i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë, teksa hyri për ta mbrojtur.

Në dosjen e prokurorisë, citohen mesazhet e shkëmbyera mes djemve në konflikt ku i dërgonin njëri tjetrit në ‘snapchat’ foto të thikave dhe përforcues grushti. Sherri nuk kishte një motiv të qartë, por adoleshentët ishin grindur në një park lojërash e më tej i tregonin forcën njeri-tjetrit ne rrjetet sociale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?