Gramsh/ Punëtori humbi jetën në HEC-in e fshatit Lënies, policia zbardh ngjarjen dhe arreston drejtuesin e kamionçinës

2 Dhjetor 2023, 09:21| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 12:58

  • Share

Policia ka zbardhur aksidentin në punë, me pasojë vdekjen e një punëtori, në fshatin Lënie të Gramshit, ditën e djeshme.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije, se punëtori i kompanisë që po ndërton HEC-in në fshatin Lënie, i cili humbi jetën, i identifikuar si Fisnik Vrapi, 51-vjeç, vdiq pasi u përplas nga një kamionçinë, po në pronësi të firmës ku punonte.

Shoferi i kamionçinës i identifikuar si Kujtim Hysa, 53 vjeç, gjatë drejtimit të mjetit ka kryer manovra të gabuar duke dëmtuar rëndë 51-vjeçarin i cili nuk u ka mbijetuar plagëve dhe për pasojë ka humbur jetën.

"Arrestimi i 53-vjeçarit u bë pasi rezultoi se gjatë procesit të punës për ndërtimin e një hidrocentrali, ka kryer manovra të gabuara me kamionçinën që drejtonte (automjet në pronësi të firmës së ndërtimit), dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi F. V., 51 vjeç, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital",- njofton policia e Elbasanit.

53-vjeçari është arrestuar nga forcat e policisë dhe akuzohet  për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Po ashtu, blutë bëjnë me dije se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti kamionçinë që vrau 51-vjeçarin.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?