ELBASAN- Tre ambiente si sera ishin përshtatur për të kultivuar kanabis në pyllin e fshatit Katerlis, njësia administrative Tunje, Gramsh. Policia thotë se u gjetën të kultivuar 792 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Në pranga ranë Sokol Beshiri, 28 vjeç, Vullnet Myrteli,56 vjeç, të dy banues në Dimal,dhe Lorjan Goga, 30 vjeç. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Shtetasit Sokol Beshiri dhe Vullnet Myrteli janë kapur në flagrancë në njërën nga serat, ndërsa shtetasi Lorjan Goga është kapur në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kuçovë, informoi sot policia e Elbasanit.
Sokol Beshiri dhe Vullnet Myrteli akuzohen për “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim
Ndërsa Lorjan Goga për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”
Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, kryeplaku i fshatit Katerlis, S. Ll., 61 vjeç dhe inxhinieri i mjedisit, Xh. M., 32 vjeç
Operacioni u kodua "Katerlisi’.
S.G//ReportTv.al
Me popull i denje ska ku te shkoj ne vend te mbillni produkte qe rriten aty ne ate zone edhe te pushtoni tregun mbillni helm e probleme. Ne vend te emancipoheni degjeneroheni neper burgje.
PërgjigjuLushka ke të drejtë.Njerëz me nivel të ulët inteligjence,që nuk analizojnë pasojat e nuk nxjerin konluzione. Njollosin vehten dhe erësojnë perspektivën.