Gramsh/ Iu gjetën granata e fishekë në banesën në Gramsh, nën hetim 51-vjeçari

29 Dhjetor 2023, 10:04| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 15:08

  • Share

Policia në Gramsh ka vënë në hetim një 51-vjeçar në banesën në pronësi të të cilit u gjet një arsenal me armë.

Policia thotë se ka nisur hetimin ndaj SH.Ç, pasi në banesën në pronësi të tij, e cila është e pabanuar prej disa vitesh, janë gjetur 94 granata dore, 880 fishekë, 20 ndezës granatash dhe 11 karikatorë automatiku.

‘Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 27.12.2023, për gjetjen e disa granatave dhe të një sasie municioni luftarak, në një banesë në fshatin Çekrezë, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit Sh. Ç., 51 vjeç, pasi në banesën në pronësi të tij, e cila është e pabanuar prej disa vitesh, janë gjetur 94 granata dore, 880 fishekë, 20 ndezës granatash dhe 11 karikatorë automatiku.

Nga specialistët e Batalionit të Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes janë asgjësuar lëndët plasëse, ndërsa pjesa tjetër e municionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.’- njofton policia.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?