“Të dyja vendet tona ndajnë të njëjtat angazhime, të njëjtat vlera dhe pikëpamje, si dhe të njëjtat shqetësime. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Shqipëria të jetë një vend i fortë, i sigurt dhe një vend që gëzon paqe e begati. SHBA-të kanë një lidhje të fuqishme me Shqipërinë, dhe ne ju jemi mirënjohës dhe ju falënderojmë për miqësinë që kemi, e cila do të forcohet në vite”, tha Pittenger.
Nga ana e tij, Ruçi shprehu mirënjohje për mbështetjen e SHBA, duke thënë se falë tyre Shqipëria është sot një vend anëtar aktiv i NATO dhe partner i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit.
“Vizioni për një Shqipëri të fortë dhe të besueshme mbështetet mbi partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne i jemi gjithmonë mirënjohës SHBA-ve. Shqiptarët nuk e harrojmë kurrë mbështetjen e SHBA-ve për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Shqipëria është sot një vend anëtar aktiv i NATO-s dhe partner i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit falë mbështetjes së SHBA-ve. Reforma në drejtësi, u përgatit dhe u miratua me mbështetjen e SHBA-ve. Ne do të kemi një sistem të besueshëm drejtësie. Miratimi i reformës, garanci e domosdoshme për sipërmarrjet e huaja, duke përfshirë edhe ato amerikane për të investuar në Shqipëri”, deklaroi Ruçi.
Kryetari i Kuvendit shoqërohet nga z. Taulant Balla, znj. Mimi Kodheli dhe z. Anastas Angjeli.
d.c./shqiptarja.com