Foto ilustruese

Grabitje si nëpër filma në aeroportin e Torontos, vidhen 20 milionë dollarë kanadezë dhe sende me vlerë

21 Prill 2023, 17:12| Përditesimi: 21 Prill 2023, 17:14

  • Share

TORNTO- Duket si skenar i filmave aksion, por një sasi e konsiderueshme parash prej 20 mln $ kanadez është grabitur në mënyrë spektakolare në aeroportin e Torontos. Ky aeroport përdoret shpesh për të transportuar arin e minuare në provincën e Ontarios.

Zyrtarët kanadezë thonë se më shumë se 20 milion dollarë kanadezë (15 milion dollarë, 12 milion £) ar dhe sende me vlerë janë grabitur ditën e hënë.

Policia dyshon se e gjithë skema e grabitësve ishte tek kontejneri i avionit që transportoheshin mallrat.

Inspektori i Policisë Rajonale të Peel, Stephen Duivesteyn tha se ekipi i tyre po heton "të gjitha rrugët" dhe e përshkroi incidentin e së hënës si të izoluar dhe të rrallë.

Grabitja ka arritur të shënohet si një ndër vjedhjet më të mëdha në historinë kanadeze. Në vitin 2011 dhe 2012 ku u vodhën sende me vlerë 18.7 milionë dollarë në një strukturë magazinimi.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kaleshi Mersepe Gaxhi "afait: 21/04/2023 20:57

    Patjetër ktë grabitje e ka organizuar Sali Bajga me spiunin Ilir Metaj. Se do financoin fushatën elektorale si në stadium që ishte mbush plot e përplot me 100 mij demokrat.

    Përgjigju
  • Tifozi: 21/04/2023 17:49

    Talo Cela paska perfunduar ne Kanada?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?