Grabitje në një biznes në Vlorë, vodhën kasafortën me 600 euro

26 Tetor 2020, 07:25| Përditesimi: 26 Tetor 2020, 18:50

  • Share

VLORË - Një grabitje ka ndodhur në një biznes në fshatin Novoselë në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë ku persona të maskuar u futën brenda një biznesi mobilerie dhe vodhën një kasafortë.

Në pamundësi për të hapur kasafortën, ata e kanë marrë me vete. Brenda saj ishin 600 euro dhe disa lekë shqiptare.

Policia ka marrë kamerat e sigurisë por nuk kanë identifikuar ende autorët.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme dy persona me armë kanë tentuar të vjedhin banesën e një qytetari në fshatin Haderaj, Selenicë.

Ata u pikasën nga i zoti i banesës, F.Ç. ku më pas janë larguar me automjetin e tyre tip Benz.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00. Policia u vendos në ndjekje të tyre por ata kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar.

Policia ka arritur të identifikojë vetëm njërin prej autorëve.

 

 

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?