Lushnje/ ‘Maskat’ të armatosur nxjerrin me forcë pronarin dhe i vjedhin Benzin! Makina e grabitur gjendet në Vlorë

10 Tetor 2022, 08:53| Përditesimi: 10 Tetor 2022, 15:48

  • Share

LUSHNJË- Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rreth orës 22:00 në Lushnjë në vendin e quajtur 'Pushimi i Shoferit'.

Report Tv mëson se dy persona armatosur dhe të maskuar kanë ndaluar një makinë tip ‘Benz’ me targa AA 390 PO e cila drejtohej nga Martino Peqini, dhe pasi e kanë detyruar që të zbresë dhe e kanë dhunuar, i kanë marrë makinën dhe janë larguar në drejtim të Fierit.

Drejtuesi i makinës është banor i fshatit Sopez të bashkisë Divjakë dhe ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka ngritur postoblloqe, por nuk ka arritur që të kapë autorët.

Zona ku ka ndodhur grabitja është mbuluar me pamje nga shumë kamera sigurie të bizneseve përreth e cila mund të ndihmojë policinë për idnetifikimin e autorëve të grabitjes.

Ndërkohë në një njoftim paraprak policia e qarkut Fier tha se nuk janë përdorur armë duke e cilësuar ngjarjen “vjedhje me dhunë”.

'Mbrëmjen e djeshme, kallëzon shtetasi M. P., banues në Divjakë, se në vendin e quajtur "Pushimi i shoferit", Lushnjë, persona të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin tip "Benz", me të cilin po udhëtonte.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.'- njofton policia.

Sakaq Report Tv mëson se 'Benzi' i vjedhur në Lushnjë është gjetur në Vlorë.

Ora 14:51
U grabit me armë në Lushnjë, makina e vjedhur gjendet në Vlorë

Makina tip ‘Benz’, në pronësi të Martino Peqinit, e cila ju grabit me armë nga dy persona mbrëmjen e kaluar në vendin e njohur si Pushimi i Shoferit në Lushnjë, është gjetur në Vlorë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • idris: 10/10/2022 12:08

    ervin ndreu shefi komisariatit e ka mendjen te vjedhi dhe se ka te puna e te kodasi krimin eshte bere pale me krimin, maskarai

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?