Muralja e Diego Maradonës

Grabitje e bujshme në Napoli, zhduket këmba e Diego Maradonës

18 Shkurt 2023, 19:38| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 19:40

  • Share

Mëngjesin e sotëm në Napoli u vodh fotografia e këmbës së majtë të Diego Maradonës. E ekspozuar në "Quartieri Spagnoli" përballë murales gjigante të “Pibe de oro”, vepra është rezultat i një skanimi tredimensional të të majtës magjike të fenomenit të dikurshëm argjentinas.

Një homazh i dhënë popullit napolitan nga miku dhe menaxheri historik i Diego-s, Stefano Ceci. E vogël në përmasa, piktura u pozicionua në rrugën "Emanuele de Deo", përballë murales së Maradonës të realizuar në vitin 1990 me rastin e fitores së dytë të Scudettos nga Napoli në fasadën e një ndërtese gjashtëkatëshe.

Për momentin ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por vjedhja në qytet po bën shumë bujë. Mbi të gjitha sepse vepra konsiderohet si një relike historike për tifozët napolitan.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?