Grabitja në Rinas/ Dështon sërish seanca për të arrestuarit, shkak mungesa e gjyqtares

19 Nëntor 2020, 11:58| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 13:44

  • Share

Dështon seanca e parë për të akuzuarit për grabitjen e Rinasit, ngjarje e ndodhur në 9 prill të vitit 2019, ku u morën rreth 4.6 milion euro.

Shkak për shtyerjen e seancës së sotme u bë mungesa e gjyqatares Miliana Muça. Ndaj të pandehurëve SPAK ka ngritur 4 akuza: "vjedhje me armë" "armëmbajtjtje pa leje" "grup i strukturuar kriminal" dhe "falsifikim dokumentesh".

Shkalla e parë e ish-Gjykatës për Krime të Rënda i ka dënuar të pandehurit me 107 vite në total.

Dash Kupa 27 vite burg, Ernest Kupa 26 vite burg, Neim Avdylaj 26 vite burg, Fatjon Xhyliu 21 vite burg, Dritan Sinani 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vite burg. Dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, Ditjon Memlika dhe Admir Çerpja janë dënuar me nga 8 vite e 6 muaj burg. Përveç grabitjes jashtë pistës në aeroportin e Rinasit, ata gjithashtu akuzohen të jenë autorë të dy grabitjeve të tjera të dy bankave në vitin 2015.

Ata akuzohen për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?