Grabitja e postës private në Tiranë/ Autorët morën një sasi të vogël lekësh! I kapën kamerat, njëri çalonte! Dyshime se kishin informator nga brenda

17 Qershor 2020, 07:43| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 15:12

  • Share

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e postës mbrëmjen e djeshme në Tiranë tek ish-sheshi 'Shqiponja'. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se sasia e vjedhur nga autorët është shumë e vogël, pasi ambientet e kësaj poste shërbejnë më tepër si magazinë ku mblidhen pakot dhe shpërndahen, e për pasojë ka pasur një sasi shumë të vogël lekësh.

Duke parë skemën sesi ndodhi ngjarja, ka dyshime se dy autorët të jenë ndihmuar nga një punonjësi i brendshëm i postës, i cili u ka dhënë informacione që përveç pakove, ka pasur edhe një shumë parash në atë orar.

Magazina pasur hyrjen nga rruga kryesore, por për shkak të punimeve te ish- sheshi "Shqiponja", ajo hyrje është bllokuar, ndërsa puna kryhej nga hyrja është në pjesën e brendshme të rrugicës së lagjes ku ndodhi edhe grabitja. Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë gjithë grabitjen, por edhe targën e motorit me të cilin u larguan dy autorët. Njëri prej tyre, siç shprehen burimet të cilët kanë parë videon, ka problem në njërën këmbë, pasi është kapur nga kamerat e sigurisë teksa çalon.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?