Aleks Pepa

Kronikë

Grabitja në Rinas në 2016, GJKKO dënon me 25 vite burg në mungesë Aleks Pepën! 46-vjeçari ende në arrati

25 Tetor 2021, 16:51| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 17:39

  • Share

Prej 5 vitesh është në arrati dhe i ka shpëtuar me dhjetëra operacioneve për kapjen e tij në Shqipëri e jashtë vendit, Gjykata e Posaçme dënon me 25 vite Aleks Pepën.

Elbasanlliu është dënuar për grabitjen e mbi 1 milion eurove më 30 qershor 2016 në pistën e aeroportit të Rinasit teksa paratë e bankave të nivelit të dytë po niseshin drejt Vjenës. 46-vjeçari akuzohet për armëmbajtje, grup kriminal dhe vjedhje me armë e dhunë ndërsa GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për dënimin.

Plot 990 mijë euro u grabitën në 30 qershor 2016 brenda pistës së aeroportit “Nënë Tereza”. Elbasanlliu i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga “Interpol”, cilësohej nga prokurorët e Krimeve të Rënda si “truri” i kësaj grabitje, të ndodhur para syve të shumë personave, të cilët ishin në pritje për të udhëtuar me avion drejt Italisë.

Gati 9 muaj pas ngjarjes, policia dhe prokuroria në shkurt të 2017 realizuan një kontroll të imtësishëm në banesën e prindërve të Aleks Pepa, ku gjetën 50 mijë euro brenda në frigorifer, sasi e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë mësohet se për këtë ngjarje autorët kanë përdorur katër makina të vjedhura, mes tyre dhe një furgon.

Pepa dhe dy bashkëpuntorët e tij janë identifikuar nga analizat e ADN-së dhe qelizat telefonike, të cilat kanë vërtetuar se në 30 qershor 2016, autorët janë lokalizuar nga antenat telefonike në zonën e Rinasi

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?