Fatjon Bushgjoka

Grabitja e ish-efektivit të burgjeve 9 vite më parë, Gjykata lë në burg kushërinjtë Fation dhe Elson Bushgjokaj

4 Janar 2021, 10:50| Përditesimi: 4 Janar 2021, 15:46

  • Share

Gjykata e Kurbinit iu ka komunikuar masen e sigurisë "Arrest në Burg" kushërinjeve Fation dhe Elson Bushgjokaj të vënë nën akuzë për grabitjen me dhunë të një ish-efektivi të policisë së burgjeve, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2011-të në Mamurras.

Në seancen e zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se referuar provave të paraqitura nga prokurori Bardhyl Shehi, gjyqtari Aurel Arapi e konsideroi të ligjshem ndalimin e përsonave nën hetim Fation dhe Elson Bushgjokaj dhe vendosi ndaj tyre masen e sigurisë "Arrest në Burg" për veprat penale “Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit".

Grabitja dhe plagosja e ish-efektivit të policisë së burgjeve shtetasit A.D i cili në atë kohë punonte dhe si taksist ilegal u zbardh pas 9 vitesh, pasi në makinen e grabitur e cila u gjet e grabitur në Kashar janë gjetur gjurmë gishtërinjsh të dy përsonave të vënën në akuze.

Ata mësohet se e kishin faturuar taksistin për ti dërguar në Mamurras, por kur janë afruar në një zonë të pabanuar e kanë dhunuar me sende të forta dhe i kanë marrë automjetin e më pas janë larguar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?