Grabitja e të moshuarës brenda shtëpisë së saj në Maliq, detaje të reja: Merren në pyetje 4 të rinj që i përshtaten përshkrimit të saj, ja pistat ku po hetohet

6 Janar 2023, 09:55| Përditesimi: 6 Janar 2023, 13:10

  • Share

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja me dhunë e datës 29 dhjetor 2022, e cila është zhvilluar në Fshatin Pirg të Maliqit. Policia ka administruar si prove materiale litarin që është lidhur e moshuara Luljeta Hoxha në momentin e grabitjes. 

Nga burime të siguruara bëhet e ditur se për ngjarjen janë sekuestruar kamerat e sigurisë së banesës ngjitur (Banesë e vëllait te burrit te Luljeta Hoxhës), nga ana e policisë, të cilat mund të ketë fiksuar lëvizjen e autorit të ngjarjes. Ndërkohë për çështjen janë marrë në pyetje shume shtetas, të afërm dhe fqinj të të moshuarës, ndër ta dhe 4 të rinj te zonës të cilët i përshtaten përshkrimit të 67 vjeçares për autorin e grabitjes, por ende nuk ka të ndaluar për këte ngjarje. 

Një ndër pistat ku po heton policia për këte ngjarje, janë personat të cilët 67 vjeçarja ka pasur kontakte të vazhdueshme.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?