Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj

Grabitja e postës në Durrës, PD: Marku të shpjegojë, a ka lidhje me hetimet për Dakon?

8 Maj 2018, 18:41| Përditesimi: 8 Maj 2018, 18:46

  • Share

Partia Demokratike ka reaguar pas grabitjes së postës sekrete të Prokurorisë së Durrësit mesditën e sotme. E ndërsa prokuroria e Durrësit deklaron se në materialet që janë grabitur nuk ka informacione që mund të konsiderohen si sekret shtetëror, por PD e cilëson deklaratën qesharake. Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i bën thirrje kryeprokurores Arta Marku që të shpjegojë se çfarë përmbante posta dhe a kanë lidhje me hetimet për kryebashkiakun Dako.

I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme dhe policisë se cfarë përmbante posta sekrete, cili ishte institucioni dërgues dhe marrës dhe a ka lidhje me hetimet për kryebashkiakun e Durrësit Dako, a ka lidhje me hetimet për trafikun e drogës nga porti i Durrësit. Deklarata e prokurorisë së Durrësit është qesharake, dokumentet kanë rëndësi për aktivitetin kriminal të atyre. E vërteta është se pa shkëputjen e lidhjeve të qeverisë me krimin situata në vend do të përkeqësohet.

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të paradites së sotme, ku kanë qenë dy persona, të cilët kanë sulmuar postierin dhe i kanë marrë dokumentet që kishte me vete. Dyshohet se dokumentet e marra janë me mbishkrime sekrete, por që nuk dihet ende të çfarë rëndësie janë ato, ndërsa grabitësit janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Por, zyrtarisht Prokuroria e Durrësit deklaron se nuk ka pasur materiale të cilat klasifikohen si Sekret Shtetëror.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?