VIDEO/ Vjedhin banesën në Vlorë, kapen nga kamerat e sigurisë! Policia arreston njeriun me kapele, në shtëpi i gjejnë 42 mijë euro dhe 10 mijë dollarë falso (EMRI)

18 Nëntor 2023, 10:49| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 18:11

  • Share

Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për grabitjen në një banesë në lagjen “Hajrro Çakërri”. Në kuadër të operacionit "Storm 8" në pranga ka rënë Mariglen Alimuçaj ndërsa vijon edhe kërkimi për kapjen e bashkëpunëtorit të tij. Në pamjet e publikuara nga kamerat e sigurisë së banesës, shihet teksa 41 vjeçari në bashkëpunim me një person tjetër kanë hyrë për të grabitur.

"41-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër shtetas (vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij) kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e një shtetaseje, në lagjen “Hajro Çakërri” - njoftoi policia sot.

Alimuçaj mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 41 900 euro të dyshuara të falsifikuara, 10950 dollarë të dyshuar të falsifikuar, një dedektor për GPS, një palë targa të huaja, automjetin e dyshuar të përdorur në vjedhje, dy celularë, veshjet e përdorurua nga ky shtetas, një kapele kamuflazhi dhe një palë doreza.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?