Grabitja e farmacisë dje në Tiranë, ky është momenti kur autori largohet i qetë nga vendngjarja (VIDEO)

27 Janar 2021, 09:59| Përditesimi: 27 Janar 2021, 15:51

  • Share

Ky është momenti kur autori i grabitjes së një farmacie mbrëmjen e djeshme largohet nga vendngjarja. Grabitja ndodhi rreth orës 21:00 pas shkollës "Sami Frashëri" në Tiranë. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, autori largohet i qetë pasi ka mundur të marrë lekët mbi banak të këtij biznesi.

21-vjeçari Kristi Çinari autori i grabitjes së institucionit financiar Kredo.al 3 ditë më parë në Tiranë, dyshohet se mund të jetë autori i grabitjes së sotme.

Sipas burimeve nga policia, mënyra e grabitjes është e ngjashme me dy të tjerat. Në brendësi të farmacisë ai ka hyrë vetëm, ndërkaq nuk dihet nëse ka patur persona të tjerë që e kanë pritur jashtë. Deri tani dyshohet se ka marrë një shumë prej rreth 20 mijë lekësh.

Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë së farmacisë dhe po ashtu të bizneseve në afërsi për të zbardhur ngjarjen. Ai është kapur nga kamerat e farmacisë dhe duket se ka qenë i maskuar. Përballë tij ndodhet farmacistja e cila duket e tmerruar pasi është strukur dhe ka mbledhur duart nga frika.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në disa zona kyçe dhe në hyrje-dalje të Tiranës.  Si pasojë e errësirës grabitësi ka mundur të largohet me shpejtësi në mes të rrugicave. Ende nuk ka detaje të tjera, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Momenti i grabitjes së farmacisë

Ora 10:38
Autor i dyshuar i grabitjes së Kredo.al dhe dy farmacive, 21-vjeçari poston foto armësh, parash e makinash luksoze në rrjete sociale

Kristi Çinari, 21-vjeçari i cili është autori i dyshuar i disa grabitjeve në Tiranë, reklamon jetën e tij në në Facebook.

Ai poston foto të parave, armëve e makinave luksoze. Këto të fundit nuk janë në pronësi të tij.

Çinari është autor i dyshuar i grabitjes së institucionit financiar Kredo.al 4 ditë më parë si dhe të vjedhjes së dy farmacive, një në vitin 2017 dhe një mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?