Pep Guardiola dhe Jack Grealish

Grabitja 1.1 milionë euroshe e vilës luksoze të Jack Grealish, Guardiola: Kujdes me postimet në rrjetet sociale, grabitësit presin për të parë ku jeni

30 Dhjetor 2023, 14:07| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 14:28

  • Share

Fenomeni i bastisjes dhe vjedhjes së shtëpive të futbollistëve pak ditë më parë preku edhe yllin anglez të Manchester City, Jack Grealish.

Ndërkohë që anësori sulmues i City-t ishte në fushë me ekipin e tij mbrëmjen e së mërkurës, në fitoren 1-3 kundër Evertonit në Liverpool, hajdutët bastisën vilën e tij luksoze dhe morën 1.1 milionë euro bizhuteri, me familjarët që ishin në banesë.

Ngjarja e cila është një “deja vu” për botën e sportit, veçanërisht atë të futbollit, ka sjellë reagimin e trajnerit Pep Guardiola.

Ai ka këshilluar futbollistët të jenë të kujdesshëm me postimet që bëjnë në rrjetet sociale dhe të evitojnë reklamimin e jetës luksoze.

Sipas tij, postime me përmbajtje të tillë janë një ftesë e hapur ndaj grabitësve.

“Pronat zakonisht kanë siguri, por fatkeqësisht ka ndodhur, ka ndodhur shumë herë. Sot duhet të jeni të kujdesshëm. Jo shumë në mediat sociale, sa më pak të dinë se çfarë po bëni, aq më mirë. Njerëzit janë duke pritur. Në pritje për të parë se ku jeni”,- ka nënvizuar Guardiola.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?