Leo Messi dhe rezidenca e tij në Barcelonë

Grabiti vilën e Benzemasë dhe Cristianos por jo Messin, rrëfehet grabitësi shqiptar: Nuk e bëra sepse kisha respekt

6 Nëntor 2023, 22:46| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 22:54

  • Share

Grabitjet në shtëpitë e futbollistëve të famshëm duket se po kthehen në një trend të rrezikshëm. Sergio Ramos dhe familja e tij ishin të fundit që e përjetuan këtë. Së fundmi, media spanjolle Diario AS, ka bërë publike dëshminë e një grabitësi shqiptar i cili kishte hyrë për të vjedhur në shtëpitë e disa prej futbollistëve më të famshëm në Spanjë, mes tyre edhe Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.

Shqiptari nga Kosova me nofkën “Alberto” ka zbuluar emrat e disa prej futbollistëve të cilëve ai dhe banda e tij u kanë hyrë në shtëpi për t’i grabitur.

“Ne e grabitëm Benzeman në rastin kur ai nuk na kapi”, tha Alberto. "Ne gjithashtu tentuam vjedhjen në shtëpinë e Cristianos në Madeira, por plaçka nuk ishte joshëse."

Në vitin 2012, grabitësit shënjestruan shtëpinë e Cruyff-it, megjithëse ata hynë në rezidencën e tij fillimisht pa e kuptuar se ishte e tija. Mirëpo, sapo u futën brenda, vunë re fotot e tij me Dennis Bergkamp. Ata arritën t'i vidhnin nga shtëpia e tij sende me vlerë që kapin vlerën e rreth 20,000 euro.

I pyetur për Messin, grabitësi shqiptar i cili është në arrati ka surprizuar me përgjigjien e tij, duke thënë se nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë në shtëpinë e argjentinasit.

Ai deklaroi se kishte pasur mundësi, por nuk kishte dashur ta bënte për shkak të respektit që kishte për Messin, duke shtuar se ka ndaluar edhe persona të tjerë të cilët donin të grabisnin Messin.

“Kam ndaluar disa herë njerëzit që donin të grabisnin shtëpinë e Messit, njerëzit që më kërkonin, por nuk mund t'i ndaloj të gjithë... Këtë herë munda dhe jam shumë krenar për këtë.”- tha ai.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 07/11/2023 19:00

    Nuk esht e vertet ky esht ka genjen se ky as per buk nuk ka pas me honger ky far klloshari un quditem si ma shum ju besojn genjeshtrave se te vertetes

    Përgjigju
  • Cana: 07/11/2023 14:26

    Shqiptari ???????? jo te gj ????????jan hajduta ,,kta jan te lindur ,po kur i bon dhe kto kosovaret hajduta ,turp ,,per ata ????????qe punojn dhe jetojm me nder neper bot

    Përgjigju
  • Skifteri: 07/11/2023 04:18

    Ka respekt hajduti....

    Përgjigju
    • Lacjani: 07/11/2023 06:58

      Ngaqe jemi popull me tradita

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?