Grabiti një makinë dhe çantën brenda një automjeti tjetër, arrestohet 38 vjeçari në Shkodër

12 Mars, 15:56| Përditesimi: 12 Mars, 16:11

  • Share

SHKODËR- Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia për një grabitje që dyshohet se e ka kryer gjatë pasdites së djeshme (11 mars).

Në pranga ka rënë G.T, banues në lagjen “Vasil Shanto”, i cili ditën e djeshme vodhi një automjet tip “Golf 4” dhe një çantë me sende personale në një automjet tjetër. Sipas hetimeve të kryerja, i arrestuari nuk kishte as leje drejtimin.

Automjeti dhe çanta me sendet personale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?