Rozeta Hajdari

Grabiti banesën e ministres në Kosovë, arrestohet një 33-vjeçare

3 Tetor 2023, 09:31| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 09:32

  • Share

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një 33-vjeçare si autore të dyshuar të grabitjes së banesës së ministres së Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari. Ishte vetë ministrja që bëri denoncimin në polici, ndërsa më pas u arrestua e reja me iniciale N.K.

“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar një person të dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”, njoftoi policia.Raportohet se në banesën e ministres Hajdari u grabitën 2.500 euro dhe sende të tjera me vlerë, si dokumente personale dhe kartela bankare përfshirë edhe ato të MINT-it.

Kujtojmë se në banesën e ministres Hajdari u grabitën 2.500 euro dhe sende të tjera me vlerë, si dokumente personale dhe kartela bankare përfshirë edhe ato të MINT-it.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?