6 persona grabisin shtëpinë në Maqellarë dhe rrahin çiftin/ Dëshmia: Morën ça kishim, gruas i kanë thyer dy brinjë dhe gishtin

24 Shkurt 2020, 10:42| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 17:24

  • Share

MAQELLARË- Një grabitje me dhunë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e çiftit Dulja, ku autorët kanë arritur të marrin disa bizhuteri floriri dhe një sasi lekësh. Gjithë skema ka ndodhur për 5 minuta, ku duke shfrytëzuar faktin se çifti ka fëmijët jashtë shtetit dhe kanë qenë të vetëm, 6 të rinj u kanë shkuar në shtëpi për të marrë sendet me vlerë. Autorët ende të paidentifikuar, pasi kanë hasur rezistencën e çifitit i kanë dhunuar, ku gruas i kanë thyer gishtit dhe dy brinjë, pasi kjo e fundit tentoi që t'i hiqte kapuçin një prej grabitësve. Kryefamiljari, Rrahman Dulja rrëfen të gjithë atë se çfarë ndodhi gjatë atyre pesë minutave.

"Ishte ora 11: 00 duke pare televizor, trokit dera e shtëpisë. Dolëm te dera, bërtisnin hapni derën dhe ne nuk e hapëm. Ia futi një emër koti, e dëgjova në zë që nuk është ai emër, se s'kishte lidhje me mua ai më dhe filluan t'i binin derës me shkelma. Ishin 5-6 veta, dera u hap, u futën brenda, dy kapën gruan, dy mua dhe të tjerët kontrolluan në shpi, na rrahën se ne bëmë një çfarë rezistence se të futet njeriu në shpi, unë i rashë atij, ai mua. Morën ça kishin për të marrë dhe ikën. Bashkëshortes i kanë thyer dy brinjë dhe gishtin. Nuk e dimë sa kanë marrë, disa varëse, byzylykë të gruas dhe vajzave. Erdhi policia, i morëm me celularin e komshijes", tregon i zoti  i shtëpisë, Rrahman Dulja.

Referuar burimeve zyrtare nga policia e Peshkopisë, 200 m larg vendit të ngjarjes është gjetur një makinë, e cila u përkiste grabitësve e ndërsa janë gjetur edhe ky kuti të bizhuterive boshe. Çifti nuk ka dyshime për persona të caktuar, por kërkojnë nga autoritetet që të zbardhet sa më shpejt ngjarja.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 24/02/2020 15:13

    Fshatarë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?