VIDEO/ Grabitet Exchange-i në Tiranë, Report Tv sjell pamje ekskluzive, autori i maskuar përleshet me klientin, e godet me pistoletë lodër

22 Shkurt, 20:55| Përditesimi: 22 Shkurt, 22:39

  • Share

Një pikë këmbimi valutor është grabitur këtë mbrëmje në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Rreth orës 20:10, autori i veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në pikën e këmbimit valutor, dhe më pas është larguar.

Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga gazetari i Report tv Sokol Dema shihet momenti kur autori futet në exchange dhe përleshet me klientin të cilin e ka goditur me armën që kishte në dorë dhe më pas dyshohet se i ka marrë lekët.

Policia e Tiranës ka vendosur një shumë prej 5000 euro shpërbim për informacione që çojnë në identifikimin e autorit. Nuk bëhet e ditur shuma e parave që autori ka arritur të marrë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon kapjen e autorit.

Ora 21:13
I maskuar e i veshur me të kuqe, policia ofron 5 mijë euro për këdo që jep informacion mbi autorin që grabiti Exchange-in në Tiranë

1708632958_exchange.jpg

I veshur me një bluzë të kuqe dhe i maskuar, ky është autori që ka grabitur pikën e këmbimit valutor në Tiranë. Policia ka ofruar 5000 euro shpërblim për këdo që jep informacione mbi të.

“DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?