Grabitet një biznes në Sarandë! Autorët thyejnë xhamat dhe vjedhin dhjetëra ora dhe sende me vlerë! Filmohen nga kamerat (FOTO)

2 Dhjetor 2020, 14:07| Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 14:36

  • Share

SARANDË- Një biznes në lagjen nr.2 ka rënë pre e grabitësve gjatë natës.

Autorët e ngjarjes janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në kohën kur kanë goditur dhe thyer xhamin dhe vitrinën e dyqanit dhe kanë marrë prej andej dhjetëra ora dhe sende të tjera me vlerë.

Autorët kanë vepruar të maskuar, ndërkohë policia ka marrë pamjet e kamerave të biznesit dhe të kamerave të tjera në bizneset përreth dhe pritet të merren edhe pamjet e kamerave në rrugët e qytetit, serveri i të cilave ndodhet në bashki.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?