Grabitet një argjendari në Rrugën e Dibrës, hajduti hapi një vrimë në tarracë e u fut brenda dhe mori 1 mln lekë florinj

14 Mars, 10:34| Përditesimi: 14 Mars, 12:37

  • Share

Një argjendari është vjedhur gjatë orëve të natës në Rrugën e Dibrës. Dyshohet për një autor, i cili i maskuar ka mundur të futet brenda dhe të marrë rreth sende me vlerë rreth 10 milionë lekë të vjetra.

Mësohet se hajduti ka mundur të hyjë në argjendari nga pjesa e sipërme e tarracës, ka krijuar një vrimë dhe ka depërtuar brenda.

Agjentët e Komisariatit nr. 4 po punojnë për identifikimin e tij, janë mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë dhe po analizohen.

'Më datë 14.03.2024, në Rrugën e Dibrës, gjatë natës, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases S. K. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?