Ronela Hajati

Grabitet në Londër këngëtarja Ronela Hajati, i vjedhin lekët e koncertit dhe kartat e kreditit

14 Nëntor 2022, 19:38| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 20:41

  • Share

Ronela Hajati është përballur me një ngjarje aspak të këndshme në Londër. Këngëtarja ndodhet në Londër ku ka shkuar për një koncert dhe atje është grabitur.

Nëpërmjet një video në Instagramin e saj Ronela tregon se i kanë vjedhur portofolin ku kishte me vete të gjitha lekët e koncertit.

'Kjo është një foto imja e lumtur para se të më vidhnin portofolin tek kjo çanta. Fotoja ime e fundit e lumtur. Më kanë vjedhur gjithë lekët, kartat, identitetin. Jam në mes të Anglisë dhe nuk kam identitet. Kam gjithsej vetëm 4 paund. Pres shumë lekë nga ju shqiptarët e mi të m’i sillin/ Isha në stacionin e policisë. Kartat i bllokova dhe ishte vonë. Kishin bërë edhe shopping, kishin blerë byzylyqe dhe atlete pafund. Nuk kam lek as për metro as për taksi”, shprehet Ronela.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?