Karburanti ku ndodhi grabitja

Kronikë

Grabitet me dhunë një karburant në autostradën Tiranë- Durrës, dy persona marrin lekët e xhiros

6 Qershor 2021, 10:07| Përditesimi: 6 Qershor 2021, 11:42

  • Share

Një karburant në autostradën Tiranë-Durrës ka rënë pre e grabitjes mëngjesin e sotëm. Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në Fllakë, ku dy persona i kanë marrë me dhunë një sasi lekësh personit i cili mblidhte lekët e xhiros. Pas grabitjes, ata janë larguar me një automjet.

Në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e  autorëve.

Gjithashtu, për zbulimin e plotë të rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?