Grabitet dyqani ushqimor në Fier, autori thyen xhamin dhe merr 5000 lekë

20 Janar, 10:01| Përditesimi: 20 Janar, 10:24

  • Share

Një dyqan ushqimor është grabitur në Fier.

Autori ka thyer xhamin e dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit A. L. dhe ka marrë 5000 lekë. Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

‘Gjatë orëve të natës, në lagjen "Apolonia", Fier, në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit A. L., një shtetas i paidentifikuar, ka thyer xhamin e dyqanit dhe ka marrë 5000 lekë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?