Foto ilustruese

Kronikë

Vidhen dy kompani gjatë natës në Tiranë, policia në kërkim të autorëve

15 Prill 2021, 09:54| Përditesimi: 15 Prill 2021, 10:10

  • Share

Dy kompani janë vjedhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, nga persona të ndryshëm, ende të paidentifikuar.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në zyrën e një personi me inicialet L. Sh., brenda ambienteve të një kompanie, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë dhe ka marrë një shumë parash është vjedhur  një shumë parash. Policia po punon për identifikimin dhe kapje e tij.

Ndërkohë, po një natë më parë, në rrugën “Egnatia”, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur një shumë parash në ambientet e kompanisë me administrator një person me inicialet L. J. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?