Grabitën dhe dhunuan për vdekje të moshuarin në Mallkastër, lihen në burg 2 autorët

23 Nëntor 2022, 12:44| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 13:16

  • Share

Dy autorët e krimit në fshatin Klos të Mallakastrës janë lënë në burg. Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për Ervis Halimin dhe Musa Gudon, të cilët më 19 nëntor ishin të armatosur me kallashnikov kur ushtruan dhunë ndaj 89-vjeçarit dhe i morën një shumë të vogël parash.

Ndërsa 16-vjeçari F.C., që akuzohet për ‘moskallëzim të krimit’ do të hetohet në gjendje të lirë. Tre të ndaluarit kanë dhënë deklarime kontradiktore ndërsa i mituri ka thënë se para ngjarjes, kishin konsumuar hashash.

Kujtojmë se pas dhunës që pësoi, 89-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Fierit por gjeti vdekjen në reanimacion. Kur ndodhi ngjarja, i moshuari ndodhej në banesë me gruan e tij ndërsa 4 fëmijët ndodhen në emigracion.

Musa Gudo, një nga autorët që rrahu për vdekje 89-vjeçarin nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Gudo është arrestuar më parë për përdhunim dhe shantazh. në 5 maj 2020, një 23-vjeçare nga Fieri deklaroi se Gudo, me të cilin kishte pasur një lidhje intime, e ftoi në shtëpinë e tij dhe e abuzoi seksualisht me të, bashkë me një mikun e tij.

1669201437_MUSAGOFO.jpg

 

Ervis Halimi dhe Musa Gudo

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anisa: 23/11/2022 15:08

    DENIM ME VDEKJE PASTROHEN HALET VETEM KESHTU NUK HAN BUKEN KOT PLEHRAT DHE FUNDERRINAT.

    Përgjigju
  • Babi: 23/11/2022 13:50

    Burgim te perjetshem ketyre mbeturinave qe u moren me nje plake duke e dhuniar si barbare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?