Sajmir Muzikanti

Tiranë/ 'Grabisnin' të rinjtë te Liqeni Artificial, zbardhet dëshmia e policit bashkiak: E bëja për të larë kredinë

27 Nëntor 2022, 18:03| Përditesimi: 27 Nëntor 2022, 19:44

  • Share

‘Qytetarët i grabisja sepse kisha kredi për të larë’! Report Tv mëson se kështu deklaruar punonjësi i policisë bashkiake të Tiranës, Sajmir Muzikanti, një ditë pasi u arrestua bashkë me oficerin e rendit të komisariatit nr.1, Serxhio Cani, 22 vjeç, të cilët u merrnin para me forcë qytetarëve në zonën e Liqenit Artificial.

“Sa herë që isha turni i tretë në punë merrja në telefon Serxhion dhe i thoja hajde dalim nga Liqeni. Për shkak të kredisë që kam detyrohesha t’u merrja paratë me zor qytetarëve. Këtë gjë e kam bërë në bashkëpunim me Serxhion”, ka dëshmuar ai.

Efektivi i Rendit, Serxhio Cani dhe polici bashkiak i Tiranës Sajmir Muzikanti, 39 vjeç u arrestuan pasi kishin shpërdoruar detyrën duke ndaluar të rinj që i kapnin me cigare hashashi në zonën e Liqenit artificial në Tiranë dhe i gjobisnin.

Efektivët u vinin prangat që të dukeshin sa më të besueshëm që po bënin detyrën, dhe u merrnin nga 20 deri në 50 mijë lekë, duke i lënë më tej të lirë në këmbim që mos t’i shoqëronin në komisariat. Dy efektivët ishin në vëzhgim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas denoncimeve të ardhura nga qytetarët.

Mësohet se ndaj tyre ishin bërë 9 kallëzime, por vetëm 3 raste janë dokumentuar. Sakaq, kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka nisur procedurat për përjashtimin nga Policia e Shtetit për efektivin e komisariatit numër 1, Serxhio Cani. Që kur është vendosur në krye të Policisë, Rrumbullaku deri më tani ka përjashtuar 13 efektivë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • jusufi: 28/11/2022 01:50

    kap sapunin ne burg tani o plehre.....

    Përgjigju
  • dori: 28/11/2022 01:35

    cfare njeres mban kjo toke!!!Edhe ne kemi kredi po sdo grabisim njeres o palle!!

    Përgjigju
  • Meri: 27/11/2022 23:27

    Sa turp,paska menduar te shlyej kredin duke vjedhur njërzit me dhunë !!!nji shoqëri njërzore e frikshme,po zhvillohet ne shqipëri,në këto kohët e fundit.

    Përgjigju
  • Rrapi: 27/11/2022 23:10

    Ho mre bukurosha e Moret vesh qe ne kēte ven vjellja dhe plaçkitja o bo sport kombetar magjino si villet ne kēte shtet ke ato peshqit e mllenj se keto te vegjlit te bratisin ne rruge noten e ato te mllejt ne qeveri diten ky ven ka mor fun nga keto lloj mostrash

    Përgjigju
  • Veting: 27/11/2022 21:20

    Pa veting nuk ndryshon asgje

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 27/11/2022 19:50

    Ti duhesh te kalbesh brenda o hajdut se keshtu lahet kredia ,per te mare kredi duhet te tregosh dokumenta plotesues ,po syzet me leket e kredis ike blere more haivan .turp te kesh mendo cfar familje ke si ti pranonin parate qe ju vidhje te tjereve ?burre muti .

    Përgjigju
  • Niku: 27/11/2022 18:49

    Policet bashkiak jane ne pergjithesi te korruptuar duke filluar tek gjobat e parkimeve trotuaret mbushur me fruta perime qe lene shitesit te bllokojne trotuaret mbushur trotuaret me tavolina pijesh baraket qe kane bllokuar trotuaret vetem per konflikt interesi.

    Përgjigju
  • Ariu: 27/11/2022 18:47

    Ça palloshi! Të vidhnin njerëzit për të larë kredinë do ishin të gjithë hajdutë. Ptu rracë e keqe, hajdut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?