Struga dhe Shkëndija

Gostivari dhe Voska ngjiten në elitë, 5 skuadra shqiptare në futbollin e Maqedonisë së Veriut

11 Maj 2023, 15:11| Përditesimi: 11 Maj 2023, 15:13

  • Share

Skuadrat shqiptare janë duke bërë mirë në Maqedoninë e Veriut. Pas suksesit të Shkëndijës, Shkupit dhe së fundmi titullit kampion të Strugës, dy skuadra të tjera shqiptare i janë shtuar elitës së futbollit në këtë vend.

Bëhet fjalë për ekipet e Voska Sport dhe Gostivarit. Të dyja klubet tanimë kanë marrë të drejtën për të luajtur në Superligën e vendit fqinj, duke dalë në vendet e para në ligën e dytë.

Sezonin e ri elita e futbollit maqedon do ketë pesë skuadra shqiptare nga 10 ekipe që ka, teksa titulli me gjasë do ndahet mes shqiptarëve. Me Strugën kampione, Shkupin dhe Shkëndijën në Europë, të ardhurat dhe paraqitja e tyre në arenën evropiane pritet të ndihmojë në rritjen dhe bazën e ekipeve shqiptare.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?