Google feston ditëlindjen, motori kryesor i kërkimit në botë mbush 25 vjeç

27 Shtator 2023, 09:33| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 09:36

  • Share

Sot Google feston ditëlindjen dhe mbush plot 25 vjeç. Në mbi 2 dekada jetë, Google është rritur me hapa të shpejtë, e cila është bërë motori më popullor i kërkimit. “Domain”-i “google.com” u regjistrua më 15 shtator 1997 dhe “Google Inc” u krijua më 4 shtator 1998.

Motori më i popullarizuar i kërkimit në botë filloi si një projekt kërkimor nga Larry Page dhe Sergey Brin kur ata të dy ishin studentë në Universitetin Stanford në fund të viteve 1990.

Duke punuar nga dhomat e tyre të konviktit, të dy zhvilluan një algoritëm të ri për motorët e kërkimit që renditnin faqet e internetit bazuar në numrin e faqeve të tjera të internetit që lidhen me to, të cilat ata e quajtën “PageRank”, raporton agjencia e lajmeve ndtv.

Ky algoritëm doli të ishte shumë më efektiv se algoritmet ekzistuese dhe Google u bë shpejt motori më i popullarizuar i kërkimit në internet.

Me kalimin e viteve, motori i kërkimit Google është bërë pjesë integrale e jetës sonë të përditshme, duke formuar mënyrën se si ne kërkojmë, komunikojmë dhe ndërveprojmë me informacionin në internet.

Fusha e veprimit të Google është zgjeruar në shumë sektorë, që nga menaxhimi i njoftimeve publicitare te botimi; nga hartat te videot me Youtube; nga programet për të naviguar “online” me “Chrome”, te sistemi operativ “Android”.

Pavarësisht të gjitha këtyre kompanisë i është dashur të përballet edhe me polemikat mbi privatësinë, gjoba të mëdha nga Europa.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?