Altin Dumani dhe Silvio Gonzato

Gonzato takon Dumanin: Mbështetje e plotë e BE-së për një SPAK të pavarur! Rezultatet kundër korrupsionit e krimit thelbësore për integrimin

22 Dhjetor 2023, 21:30| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 21:48

  • Share

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Përmes një postimi në rrjete sociale Gonzato shkruan se "rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE".

“Sot pata takimin tim të parë me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. E falenderova për angazhimin e tij dhe e sigurova për mbështetjen e plotë të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas”, shton më tej në reagim ambasadori i BE-së.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?