Gennaro Savastano, filmi Gomorra

Periferi

Gomorristët në qendër, të mirët në periferi

7 Maj 2019, 14:26| Përditesimi: 7 Maj 2019, 17:14

  • Share

Kur Roberto Saviano shkroi Gomorrën, shumë e kritikuan se po "nxinte" imazhin e Napolit, të Italisë. Gjithmonë kur flitet për anët më të shëmtuara të shoqërisë, vendosja  në  piedestal e saj, mbetet rreziku i prekjes së imazhit. Por pa folur, pa vënë gishtin në plagë, askush nuk është shëruar. Askush më parë. Kushdo e di që Italia nuk është vetëm Mafia. Tani e kemi radhën ne.

Ndryshe nga personazhet e Gomorrës; të fortë italianë, trafikantë, njerëz të pashpirt, të cilët shoqëria i ka dënuar të paktën me izolim, në mënjanim, tek ne, është më e vështirë. Janë në qendër. Nëse te Gomorra shohim aktivitetet e tmerrshme të trafikut të drogës në periferinë e Napolit apo të provincave të tjera italiane, që lëvizin në petkun më të ulët të shoqërisë, tek ne, është ndryshe. Trafiku më i egër ka kapur "ajkën" e zhvillimit nëpër qytete. Trafiku dhe trafikantët janë përzier gati pazgjidhshëm me institucione, pallate të banuara, aktivitete restorantesh, rezorte, biznese "të pastra" në dukje. Tek ne, plagët janë tepër të infektuara dhe operacioni i ndarjes të së mirës nga e keqja është më i vështirë .

Në serialin e fundit të Gomorra-s në televizionin italian, Gennaro Savastano, djali i bosit të Secondiglianos, paraqitet si një ish-trafikant i pashpirt, i cili për hir të djalit të sapolindur, të gruas që dontë të ishte "e fisme", dëshironte të "pastrohej" e shndërrohej  në një biznesmen të mirë. Për këtë i duhej një emër kompanie off-shore, një "prestanome" dhe një projekt ambicioz për të bërë një aeroport në qytetin e tij.

Por kur shteti ekziston, jeta e trafikantëve sado të egër e të sofistikuar, nuk është aq e lehtë. Ata, megjithë milionat e eurove, korrupsionin e marifetet, vjen një ditë që përballen me drejtësinë. Vjen një ditë kur ose kapen ose dënohen ta kalojnë jetën si Riina, Provenzano, në kërkim, në vrima betoni të hapura nën dhe' e një ventilator për të marrë frymë.

Shqipëria është ende parajsa e provenzanove e riinëve made in Albania. Ata i sheh të veshur me shtet e pushtet, me biznese e prona, në vendet më elitare e ekskluzive, të vlerësuar e në karrierë vetëm se askush nuk ka nisur vërtetë t'ua masë pasurinë, siç bënë SHBA-të me Al Capone e siç bën Europa me njerëzit e çdo krimi.

Italia, trafikantët e Gomorrës i dënoi me izolim, ne, trafikantët tanë i kemi në qendër, ndërsa njerëzit më të mirë ende i kemi izoluar në periferi.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koka: 07/05/2019 15:56

    Bej nje xhiro ne Bllok dhe e kupton mire situaten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?