Mirlind Daku merr çmimin 'Njeriu i Ndeshjes'

Goli vendimtar në shtesë, Mirlind Daku në formacionin e javës në Rusi

7 Maj, 11:43| Përditesimi: 7 Maj, 11:45

  • Share

Mirlind Daku është mes 11 emrave që kanë bërë më mirë për raundin e 27-të në Premier Leaguen e futbollit rus. Sulmuesi i Kombëtares ishte deçiziv për Rubin Kazan në barazimin 2-2 kundër CSKA-së në Moskë.

Goli i sulmuesit shqiptar në fundin e ndeshjes i dha një pikë të tijve, ndërsa veç golit edhe loja e mirë ka bërë që Daku të marrë një vlerësim të lartë (7.9) nga 'Sofascore' dhe për këtë të ketë një vend në formacion, teksa ishte "Njeriu i Ndeshjes".

Pritet që sulmuesi të ndihmojë Shqipërinë në Euro 2024, teksa ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë katër pasime finale këtë sezon me Rubin Kazan.

Team of the Week provided by Sofascore

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?