Goli i pësuar nga gjysma e fushës, legjenda e M. United kritikon Berishën: Nuk do t’ja falja kurrë, budalla!

16 Nëntor 2020, 15:00| Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 15:01

  • Share

Legjendja e Manchester United, Roy keane, nuk i ka kursyer kritikat për Etrit Berishën, pas golit që pësoi mbrëmë kundër Kazakistanit teksa Kombëtarja fitoi 3-1.

Keane menjëherë pas asaj perle nga gjysma e fushës është shprehur: “Çfarë po bën ai? Kurrë nuk do t’ia falja atë. Budalla! Jam i inatosur teksa e shoh këtë!”

Vetë Berisha pas ndeshjes për golin e pësuar u shpreh: “Si sot nuk e kisha pësuar asnjëherë. Mund ta menaxhonim më mirë lojën. Pas atij golit ndryshoi pak iniciativa. Gjëra që ndodhin, do ishte e vështirë për çdo portier. Goditja ishte shumë e mirë, mori një trajektore tjetër. Ishte e pamundur të kthehesha në anën e djathtë. Goditja ishte shumë e fortë, për një distancë aq të largët.

Pas atij goli ndeshja u rihap. Nuk krijuan asnjë rast pas atij goli. U munduam të menaxhonim lojën dhe të prisnim për sulmet apo gabimet e tjera.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?