Ernest Muçi

Goli i parë në Turqi, Ernest Muçi në formacionin më të mirë të javës

27 Shkurt, 12:09| Përditesimi: 27 Shkurt, 12:14

  • Share

Ernest Muçi, sulmuesi i Besiktas është pjesë e formacionit më të mirë të javës së 27-të në Superligën turke të futbollit. 22-vjeçari i Kombëtares shënoi golin e parë në Turqi me Besiktas, kjo pas fitores 0-2 me Istanbulspor.

Ish-i i Tiranës dhe Legias vlerësohet nga "Sofascore" me notën 8.2 dhe është ndër lojtarët më të mirë në "11-shen" e publikuar. Vetëm pak javë pasi firmosi në Turqi, Muçi tregoi vlerat dhe me një të djathtë të prirët nga jashtë zone tundi rrjetën.

Në formacionin më të mirë të javës nga Besiktas është vetëm Muçi, me sulmuesin që në ndeshjen e fituar në fundjavë ishte njeriu i sfidës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?