Interi fitoi 2-1 me Genoan për raundin e 27-të në Serie A dhe dueli i mbrëmjes së 4 marsit 2024 nuk do harrohet nga Kristjan Asllani. Sulmuesi i zikaltërve dhe Kombëtares gjeti golin e parë me fanellën zikaltër, teksa ishte ndër më të mirët në fushë, me 77 pasime në total, të gjitha të sakta.
'Regjisori' u lëvdua publikisht edhe nga Inzaghi, teksa forma e mirë e Asllanit ka bërë që djaloshi nga Elbasani të përfshihet në formacionin më të mirë për javën e 27-të në Serie A.
Goli i minutës së 30-të kundër Genoas dhe loja fantastike e kanë vendosur Asllanin në mesin e fushës mes më të mirëve. Krah tij janë edhe emra si Pellegrini, Dybala, Lukaku apo Sanchez i Inter.
Komento